
Raportime ekskluzive të bazuara mbi dëshmitë e punëtorëve.
Edhe pse vite më parë u miratuan disa rregullore me qëllim të parandalimit të aksidenteve në sektorin e ndërtimtarisë, aksidentet kanë vazhduar të ndodhin ndër vite. Punëtorët raportojnë mungesë trajnimesh, pajisjesh mbrojtëse dhe skelash të sigurta, ndërsa Inspektorati i Punës evidenton shkelje të përsëritura. Sindikatat thonë se ka një hendek mes rregullave në letër dhe kushteve në terren.
Frika nga humbja e vendit të punës, mungesa e njohurive për të drejtat ligjore, mosbesimi ndaj institucioneve dhe zvarritja e proceseve gjyqësore po ndikojnë që shumë punëtorë në Kosovë të mos i raportojnë shkeljet në vendin e punës. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se mungesa e mekanizmave të sigurt dhe roli i dobët i sindikatave e përkeqësojnë këtë problem.
Punëtorët e marketeve në Kosovë raportojnë shkelje të vazhdueshme të të drejtave të tyre në vendin e punës, duke përfshirë mospagesën e orëve shtesë, punës gjatë fundjavës e festave, mosrespektimin e pushimit vjetor dhe përdorimin e kontratave afatshkurtra.
Punëtorët e pastrimit dhe sigurimit në institucionet publike ankohen për mungesë kontratash, orë shtesë të papaguara, shkelje të të drejtave të punës dhe pasiguri të vazhdueshme si pasojë e kontraktimit të shërbimeve me kompani private.
Sikur çdo vend i botës që bën çdo vit edhe Kosova të hënën shënoi 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës. Duke qenë ditë pushimi dhe për shkak të pakënaqësive me kushtet e punës, dikush organizoi edhe një protestë. Kryeministri Albin Kurti tha se qeveria e tij do të jetë e pakompromis për punëtorët, ndërsa opozita alarmoi se kategori të ndryshme të qytetarëve, përfshirë punëtorët, po e lënë vendin. Sindikatat ndërkaq akuzojnë Kurtin se po i shkatërron ato e shoqëria civile thekson se gratë dhe komunitetet joshumicë janë më të diskriminuarat në tregun e punës.